Trimëresha, e cila veç sa nuk e mbyti hajnin (Video)

Kamerat mbikëqyrëse e kanë regjistruar këtë tentim-plaçkitje. Themi tentim pasi plaçkitësi nuk ia doli të marrë çantën e gruas së cilës iu turr për ta plaçkitur, pasi ajo hyri me automobilin e saj në oborr, e parkoi dhe doli nga ai për t’iu drejtuar shtëpisë. Hajni i maskuar, i cili iu afrua gruas trime, nuk ka pritur me siguri një rezistencë të fuqishme të saj. Ai e hëngri një rrahje brutale prej saj dhe mund të thuhet se mezi e shpëtoi kokën. Ai shpëtoi vetëm pasi në ndihmë i erdhi bashkëpjesëmarrësi në plaçkitje, i cili ishte duke e pritur në skuter jashtë oborrit. Nuk dihet se ku dhe saktësisht kur ndodhur kjo, por ia vlen të shikohet në video-incizim se si mund ta pësojë hajni, madje edhe nga një grua.\\