Noton për 135 ditë (VIDEO)

Një britanik 32-vjeçar ka arritur të notojë sa gjatësia e Britanisë së Madhe (nga Land’s End deri në John O'Groats). Sean Conëay e filloi aventurën e tij më 30 qershor dhe e gjithë aventura e tij zgjati 135 ditë. Ai ka përshkuar me not afro 1.450 kilometra, ndërsa kishte shpresuar që objektivin e tij ta arrinte për vetëm dy muaj. E gjithë kjo aventurë ka qenë edhe për qëllime humanitare. Deri më tani ai ka arritur të grumbullojë afro 7.000 paund, të cilat do t’ia dhurojë organizatës “War Child”, e cila i ndihmon fëmijët në zonat e luftës. /albeu.com/