Nuk kafshon vetëm Suarezi, edhe portieri Gulota (VIDEO)




Luis Suarez nuk është i vetmi futbollist i cili i pëlqen të kafshojë! Portieri Boka Unidos, Martines Gulota, ka kafshuar qëllimisht kundërshtarin e tij në fushë, në një ndeshje të zhvilluar fundjavën e kaluar. Rasti ka ndodhur gjatë një dueli në ligën e futbollit në Argjentinë, ku portieri humbi kontrollin pas një përplasje në tokë, gjatë një dueli me sulmuesin e Union Santa.