Pritje madheshtore ne Presheve , pershkak te lirimit te Grupit te Gjilanit (Video)
Rreth orës 23:30, në Preshevë kanë arritur të akuzuarit Agush Memishi, Ferat Hajdari dhe Faton Hajdari, pas më shumë se pesë viteve të mbajtjes në burgim dhe shumë proceseve gjyqësore.
***********
Gjykata e Qarkut në Beograd dhe Prokuroria Serbe për Krime Lufte, sot pas 5 viteve ka përfunduar procesin e gjykimit kundër 17 Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, të akuzuar për ”krime lufte kundër serbëve” në rrethin e Gjlanit në periudhën kohore qershor-tetor të vitit 1999.
Siç ka mësuar presheva.com, të gjithë të akuzuarit nga Gjykata e Shkallës së dytë - Gjykata e Apelit, Prokuroria Serbe për Krime Lufte janë shpallë të pafajshëm dhe momentalisht ata janë duke u kthyer të lirë drejt shtëpive të tyre!