“Oj Shqipni, mos thuj u helmova” (VIDEO)

Sot, në Shkup në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që kundërshtojnë shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri, një grup i qytetarëve shqiptar nga Maqedonia protestuan para ambasadës së Shqipërisë në Shkup. Me moton: “Oj Shqipni, mos thuj u helmova”, “Stop armëve kimike”, të pranishmit shprehen kundërshtimin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. “Të brengosur për mundësinë e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri, jemi mbledhur këtu për ta shprehur kundërshtimin tonë të fuqishëm kundër kësaj ideje. Ne solidarizohemi me qytetarët e vetëdijshëm anembanë Shqipërisë të cilët e ngrenë zërin për ta mbrojtur shëndetin tone dhe mirëqenien e brezave pas nesh. E inkurajojmë dhe kërkojmë nga Qeveria shqiptare që ta bëjë të qartë kundërshtimin për çfarëdo mundësie lidhur me sjelljen e armëve kimike siriane, duke u nisur nga dëmi që mund të shkaktohet për të gjithë”, thanë organizatorët e kësaj proteste. Ndërkohë, në Shqipëri vazhdojnë protestat e ashpra kun