Protestuesit përzënë Berishën dhe Bashën nga protesta (Video)

Ish-kryeministri Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha jane përzënë sot nga protuestuesit e vendosur para kryeministrisë. Protestuesit kanë bënë thirrje për të mos politizuar kauzën dhe e u kërkuan të largohen. "Jemi këtu për t’i thënë jo armëve kimike, jo transparencës dhe të Berishës". "Ftoj të ngrihen të gjithë të rinjtë në protest të fuqishme kundër armëve kimike në Shqipëri” u dëgjua zëri i protestuesve: "Largohu. Mos politizoni protestën. Ne kemi ardhur kundër armëve kimike. Ikni politikanë. Mos i krihni bishtin, janë pazarxhinj. Ne jemi këtu dhe ata duhet të debatojnë në parlament. Ne nuk jemi këtu për politikë , por për qytetarët". Prezanca e tyre në shesh zgjati pak minuta. Duke dëgjuar thirrjet Berisha dhe Basha janë larguar nga protesta.