Goditje në rrugë ndaj kalimtarit, deri tani tre të vdekur! (VIDEO)
Një lojë ekstrem e dhunshme është bërë hit në rrugët e disa qyteteve amerikanë, dhe qëllimi i lojës është që të hedhet poshtë një kalimtar nga një goditje e vetme! Në YouTube ka një numër të madh të imazheve të tilla të regjistruara nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si të rinjtë si për shaka godasin një kalimtar. Për shkak të kësaj loje të çuditshme, e cila në SHBA e ka marrë emrin "nokaut", deri tani tre persona kanë pësuar me vdekje. Viktima e fundit si pasojë e kësaj loje brutale u shënua New Jersey. Për vdekjen e Ralph Erika Santiago përgjegjës janë dy adoleshentë, 13 dhe 14 vjeç. Ata janë arrestuar, por për shkak të moshës së tyre të mitur emrat nuk u janë publikuar. Këta nuk janë të rinjtë e vetëm të identifikuar për këtë lloj dhune. (reporteri.net)