Boksieri meksikan vdes nga grushtat e marrë në ring (VIDEO)
Nuk ia doli mbanë boksieri meksikan Francisco Leal, në luftë me vdekjen prej 5 ditësh për shkak të një hemorragjie cerebrale të pësuar në ndeshjen kundër rivalit Raul Hirales.
Pas goditjeve të marra në ring, Leal ra në koma duke u shtruar në një spital të San Diegos në Californi ku edhe ndërroi jetë. Lajmin e bën të ditur promotori i sfidës, Fernando Beltran. 28 vjeçari përfundoi në tapet gjatë raundit të tetë, i sfilitur pas goditjeve të njëpasnjëshme të marra nga kundërshtari i tij.
Pas vdekjes së tij, bashkëshortja dhe familjarët janë marr vesh që organet e tij të dhurohen për bamirësi. Kjo nuk ishte hera e parë që boksieri meksikan përfundonte në spital pasi në datën 31 mars ai përfundoi në duart e këmishëve bardhëve pas “Knock-Out” së pësuar në përballjen me rusin Evgeny Gradovich.
Duhet theksuar se duket se ringjitja e tij në ring ishte një gjest që e çoi drejt vetëvrasjes.